• недела, 27 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Arrestohet i arratisuri nga burgu, është kthyer në Burgun e Idrizovës

Arrestohet i arratisuri nga burgu, është kthyer në Burgun e Idrizovës

Shkup, 31 mars 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga Stacioni Policor Gostivar mbrëmë në ora 03:10, me urdhër të gjykatës, e kanë privuar nga liria B.M. (61) nga f. Reçane, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga Institucioni ndëshkues-korrektues Idrizovë.

Siç njofton MPB-ja, personi është privuar nga liria në bazë të urdhrit gjyqësor. 

B.M. ishte i dënuar me nëntë vjet e 11 muaj, ndërsa për të vuajtur kishte edhe tre vjet, pesë muaj e 14 lidhur me vepra të kryera penale nga nenet 215 dhe 247 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin ndëshkues-korrektues Burgu Idrizovë për të vuajtur dënimin e mbetur me burg. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан