Arrestohen dy shoferë të cilët goditën një këmbësor në Shkup
- Dy shoferë të cilët dje me veturë kanë goditur një këmbësor në Shkup, janë privuar nga liria, ndërsa vetura i është marrë.

Shkup, 28 mars 2025 (MIA) - Dy shoferë të cilët dje me veturë kanë goditur një këmbësor në Shkup, janë privuar nga liria, ndërsa vetura i është marrë.
Siç njofton MPB, nëpunës policor Shkup e kanë privuar nga liria shkupjanin (I S.) pasi dje rreth orës 21.50 në Shkup, në udhëkryqin e rr „Adem Demaçi“ me rr.„Metodija Mitevski“, me automjetin e pasagjerëve „fiat“ me targa të Shkupit goditi këmbësorin А.А.(57) nga Shkupi.
"Këmbësorit i është ofruar ndihmës mjekësore në SPQ „Sh. Naumi i Ohrit“ ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekzaminimin e bëri një ekip nga SPB Shkup. I.S. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është konfiskuar për veprime të mëtejme", thonë nga MPB-ja.
Nga aty thonë se shërbimi policor SPB Shkup privoi nga liria B.H.(52) nga Republika e Turqisë, me vendbanim në Shkup, për shkak se dje rreth orës 17.30 në Shkup, në udhëkryqin në rr.„Filipi i dytë“ me rr..„Mirçe Acev“, me automjetin e pasagjerëve „citroen“ me targa të regjistrimit të Shkupit goditi L.М.(48) nga Shkupi.
Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi L.М., të konstatuara në SPQ „Sh. Naum i Ohrit“. Ekzaminimin në vendin e ngjarjes e kreu SPB Shkup, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik vozitësi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është konfiskuar për veprime të mëtejme. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse, thuhet në njoftim. qa/
Foto: arkivi i MIA-s