• понеделник, 31 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ndryshimet e papritura të temperaturave ndikojnë negativisht ndaj shëndetit të njerëzve

Ndryshimet e papritura të temperaturave ndikojnë negativisht ndaj shëndetit të njerëzve

Kumanovë, 28 mars 2025 (MIA) - Dallimet e papritura të temperaturave ndikojnë negativisht ndaj shëndetit të njeriut, ndërsa sipas mjekëve, preken edhe të sëmurët kronik, por edhe personat e aftë për punë, fëmijët, e madje edhe foshnjat, informuan sot mjekët nga spitali i përgjithshëm i Kumanovës. Goditjet e temperaturave më të shprehura janë në pranverë, se sa në vjeshtë, dnërsa më shumë i ndjejnë femrat se sa meshkujt, deklaroi dr. Nora Gospodinova - Nikollovska, specialiste e sëmundjeve interne në spitalin e përgjithshëm Kumanovë.

Dallimet e temperaturave ndikojnë negativisht ndaj sistemit kardiovaskular, atij respirator dhe i përkeqësojnë gjendjet ekzisstuese siç është migrena, ndërsa kanë ndikim edhe ndaj shëndetit mental. Dallimet e temperaturave gjatë ditës dhe gjatë natës, kalimin nga koha dimërore drejt asaj pranverore shkaktojnë variacione në sistemin kardiovaskular, që rezulton me presion të ngritur të gjakut.

"Dallimet e temperaturave shkaktojnë çrregullim të imnutetit, përkatësisht e ulin, që çon drejt rritjes së infektimeve. Moti i ftohtë i shtrëngon enët e gjakut, e vështirëson punën e zemrës e cila duhet të punojë pandërprerë, të pompojë më shumë gjak. Hulumtimet tregojnë se infarktet krijohen saktësisht tek variacionet e tilla të temperaturave", deklaroi dr. Gospodinova-Nikollova për MIA-n.

Ata të cilët tashmë kanë probleme të diagnostikuara duhet rregullissht ta marrin terapinë e përhskruar. Disa nga pacientët në këtë periudhë në pranverë ankohen për lodhje, gjum të çrregullt, pa ndonjë shkak konkret shëndetësor.

"Organizmi tashmë është i lodhur nga dimri kur ka pasur konsumim të pakësuar të vitaminave, dita e shkurtë dhe temperaturat e ulëta çojnë drejt çrregullimit në rrezatimin e neurotransmisioneve siç janë serotonini dhe melatonini që çrregullojnë gjumin dhe mund të shkaktojnëe dhe pagjumësi, thotë specialistja e sëmundjeve interne.

Shkurtimi për një orë i llogaritjes së kohës nga dimërorja në atë verore shkakton pasoja afatshkurta siç janë marramendja, kokëdhimbjet më të shpeshta, variacionet e presionit të gjakut.

Fotо: МIА

Остани поврзан