• четврток, 05 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mickoski: Nuk po ikim nga asnjë komision anktetues, por dëshirojmë ta zgjerojmë edhe për raste të tjera përveç Koçanit

Mickoski: Nuk po ikim nga asnjë komision anktetues, por dëshirojmë ta zgjerojmë edhe për raste të tjera përveç Koçanit

 Novosellë, 30 mars 2025 (MIA) - Unë absolutisht nuk iki nga asnjë komision anketues, supozoj se  as grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së dhe koalicioni nuk do të ikë, por do të doja ta zgjerojmë me të gjitha këto lëndë të tjera gjyqësore që përfunduan ashtu siç kanë përfunduar. Ashtu që, jemi të gatshëm të bisedojmë, të debatojmë me këdo që mund të ndihmojë apo të shtojë vlerë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve për koment për kërkesat e LSDM-së për formimin e Komisionit anletues për tragjedinë e Koçanit, si dhe kërkesën e BDI-së për përfshirjen e të huajve në hetim.

 Sipas kryeministrit, LSDM-ja dhe BDI-ja nuk ishin të kënaqur me hetimin për Koçanin, por siç tha, do t'i pyesja nëse janë të kënaqur me hetimin për spitalin modular në Tetovë, nëse janë të kënaqur me hetimin për Llaskarcën, nëse janë të kënaqur me hetimin për Besa Trans, për Qendrën Tregtare "Soravia" në Shkup dhe shumë hetime të tjera të cilat periudhën e kaluar ishin të njohura në opinion. 

 "Të dyja partitë opozitare, ish-koalicioni qeveritar LSDM-BDI, nuk ishin të kënaqur, ashtu thanë, me mënyrën se si Prokuroria e zhvillon hetimin, të paktën kështu kuptova. Këtu do të shprehja sa vijon: së pari, prokurori është po ai që kanë votuar. Në mëngjes në Koçan, para orës 8, ai prokuror ka mbërritur në ambientet e MPB-së në Koçan me dy bashkëpunëtorët e tij. Njëri është Islam Abazi, shpresoj se nuk ka nevojë të flas shumë për atë emër nga vjen, nd[rsa i dyti është Gavril Bubevski. E keni të qartë se nga vijnë, nga cilat defterë janë përzgjedhur këta prokurorë. Fakti që nuk kemi vazhduar me procesin e ndryshimit të prokurorëve nuk do të thotë se kemi harruar gjithçka e kanë bërë dhe nga kanë ardhur. U tërhoqëm vetëm për të lënë hapësirë ​​për një përgjigje të qartë dhe përgjegjësi për të gjithë ata që kanë pasur edhe pjesën më të vogël në këtë tragjedi të tmerrshme", theksoi Mickoski.

Në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e tij rreth propozimit të LSDM-së për zgjedhjen e kryetarit jopartiak të Komunës së Koçanit, kryeministri konsideron se është herët për të folur për këtë apo për të kombinuar apo diskutuar diçka, sepse ende nuk janë shëruar plagët nga tragjedia e tmerrshme.

 Foto: MIA

 

Остани поврзан