Përparim në negociatat për ndërprerje të zjarrit mes Izraelit dhe Hamasit dhe lirim të pengjeve
- Ndërmjetësit amerikanë dhe arabë arritën përparim të konsiderueshëm në ndërmjetësimin për ndërprerje të zjarrit në luftën mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas dhe lirim të dhjetëra pengjeve të cilat ende po mbahen në Rripin e Gazës, por marrëveshja përfundimtare akoma nuk është arritur, deklaruan sot personat zyrtarë.
Kajro, 13 janar 2025 (MIA) - Ndërmjetësit amerikanë dhe arabë arritën përparim të konsiderueshëm në ndërmjetësimin për ndërprerje të zjarrit në luftën mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas dhe lirim të dhjetëra pengjeve të cilat ende po mbahen në Rripin e Gazës, por marrëveshja përfundimtare akoma nuk është arritur, deklaruan sot personat zyrtarë.
Sipas tre funksionarëve, ditët në vijim do të jenë kyçe për prëfundimin e luftimeve të cialt po zgjasin mbi 15 muaj dhe e destabilizuan tërë Lindjen e Afërt.
Siç transemtojnë agjencitë, gjatë natës është arritur përparim në negociatat dhe është përgatitur projekt-marrëveshje, ndërsa negociuesit e Izraekit dhe hamasit do t'ua kthejnë liderëve të vet për miratim përfundimtar.
Sipas përfaqësuesve zyrtarë, ndërmejtësit e Katarit i bënë presion Hamasit për ta prnauar marrëveshjen, prëderisa i dërguari i presidentit të ri amerikan, Donald Tramp, Stiv Vitkof kreu presion ndaj Izraelit.
Vitkof kohë më parë iu bashkua negociatave dhe po qëndron disa ditë në rajon.
Ndërmjetësit në negociata i parashtruan projekt-marrëveshje secilës palë, ndërkaq ceket se kyçe do të jenë 24 orët e ardhshme.
Tani po bisedohet për ndërprerje fazore të zjarrit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu vazhdimisht sinjalizonte se është i përkushtuar vetëm në fazën e parë, pjesërisht lirimi i pengjeve në këmbim të ndërprerjes njëjavore të luftimeve. Pas fillimit të fazës së parë do të bisedohej për mundësinë për ndërprerje të përherhsme të zjarrit dhe çështje të tjera. Hamasi kërkoi tërheqje të plotë dhe ndërprerje të plotë të luftës.
Funksionari egjiptian tha se është arritur përparim i mirë gjatë natës, por se me siguri do të nevojiten edhe disa ditë dhe se palët dëshirojnë të arrihet marrëveshje para inaugurimit të Trampit më 20 janar. Një funksionar tjetër tha se bisedimet kaluan mirë, por nuk kanë përfunduar.
Përfaqësuesi zyrtar i Hamasit, emgjithatë, tha se një nuimër i madh i çështjeve kontestuese fillimisht duhet të zgjidhet, përfshirë edhe përkushtimin e Izraelit për ta përfunduar luftën dhe hollësitë prë tërheqjen e trupave izraelite dhe këmbimin e pengjeve dhe robërve.
Administrata e bajdenit, së bashku me Egjiptin dhe Katarin, kaloi mbi një vit duke tentuar të arrijë marrëveshje për prëfundim të luftës mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe të sigurojë lirim të dhjetëra pengjeve të marrë nga Hamasi më 7 tetor të vitit 2023.
Në luftën e Izraelit në Gazë jetën e humbën mbi 46.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territor. ab/
Foto: DPА