• вторник, 14 јануари 2025

Ministrat e Mbrojtes të Evropës diskutojnë për sigurinë, në prag të marrjes së funksionit të Trampit

Ministrat e Mbrojtes të Evropës diskutojnë për sigurinë, në prag të marrjes së funksionit të Trampit

Varshavë, 13 janar 2025 (MIA) - Ministrat e Mbrojtes nga Polonia, Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe u takuan sot në Varshavë për të diskutuar për çështjet e sigurisë evropiane në një format të ri pesëkahësh të krijuar pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Aleatët evropianë, duke iu përgjigjur asaj që Tramp vazhdimisht e minonte sigurinë e SHBA-së në aleancën e NATO-s, po kërkojnë kryesisht të përforcojnë sigurinë evropiane dhe gatishmërinë për konflikte, njoftoi DPA.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistoriues paralajmëroi të mos zvogëlohet ndihma ushtarake për Ukrainën. 

"Do ta mbështesim Ukrainën në rrugën e saj për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Kjo vazhdon të vlejë," tha ai në fillim të konsultimeve.

"Ajo që na nevojitet është një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme, e cila duhet të jetë rezultati përfundimtar. Paqe për të cilën nuk negociohet për Ukrainën me askën, por që është e drejtë dhe e qëndrueshme dhe mund të sigurohet", tha Pistorius.

Ministrat duhet të diskutojnë gjithashtu edhe për forcimin afatgjatë të industrisë së mbrojtjes ukrainase dhe thane se kompanitë evropiane të mbrojtjes dhe zinxhirët e tyre përkatës të furnizimit mund dhe duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë. 

Pistoriues tha se "industritë tona në këmbim do të mësojnë nga përvoja e Ukrainës në fushën e betejës në aplikimin e sistemeve dhe armëve."

Nuk është e qartë nëse apo deri në çfarë mase Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen aktuale ushtarake për Ukrainën nën udhëheqjen e Trampit. Me një javë deri në inaugurimin e Trump më 20 janar, ministrat evropianë të mbrojtjes duan të diskutojnë gjithashtu për ndihmën shtesë për Ukrainën. ls/ 

Остани поврзан