• вторник, 14 јануари 2025

Rute: Thellë jam i shqetësuar për situatën e sigurisë në Evropë

Rute: Thellë jam i shqetësuar për situatën e sigurisë në Evropë

Bruksel, 13 janar 2025 (MIA) - Thellë jam i shqetësuar për situatën e sigurisë në Evropë, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, para eurodeputetëve nga Komiteti për punë të jashtme, siguri dhe mbrojtje në Parlamentin Evropian në Bruksel.

"Ardhmëria e sigurisë evropiane dhe globale varet nga epilogu i luftës në Ukrainë. Të gjithë dëshirojmë që kjo luftë të përfundojë. Por, para së gjithash, dëshirojmë që paqja të zgjasë. Nuk di si dhe kur do të përfundojë lufta, por e di se paqja nuk do të zgjas nëse Putini ia del mbanë në Ukrainë, pasi atëherë ai do të vazhdojë përpara", tha Rute.

Ai u ka bërë thirrje eurodeputetëve që ta përkrahin rritjen e domosdoshme të buxheteve të mbrojtjes të vendeve të BE-së, pasi qëllimi për harxhime për mbrojtje e barabartë në dy për qind nga BPV, i miratuar para më shumë se dhjetë viteve, tanimë nuk është i mjaftueshëm. Sipas tij, nevojite rritje e konsiderueshme.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shtoi se ato mjete shtesë mund të sigurohen përmes tatimeve të reja, por edhe me rishqyrtimin e disa harxhimeve buxhetore, duke përfshirë edhe sferën sociale.

Sipas tij, sot është koha që vendet e BE-së t'i rrisin përpjekjet e tyre, duke përfshirë edhe në sferën e prodhimit ushtarak, pasi për pesë vite kushtet mundet në mënyrë shtesë të pëkeqësohen.

“Duhet të përforcojmë rezistencën e shoqërive tona dhe infrastrukturën kritike. Dhe ne duhet të ruajmë dhe përforcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën për të ndryshuar trajektoren e luftës dhe për të penguar agresionin e mëtejshëm rus në të ardhmen. Mbi gjitha këto, mbrojtja, rezistenca, Ukraina, NATO dhe BE duhet të punojnë krah për krahu”, tha Rute. bsh/

Foto: NATO

Остани поврзан