Gjashtë vende-anëtare të BE-së kërkojnë ndërprerje të përkohshme të sanksioneve për Sirinë
- Gjashtë vende anëtare të BE-së i kanë bërë thirrje bllokut 27-anëtarësh që t'i ndërpresë sanksionet ndaj Sirisë në sferën e transportit, energjisë dhe bankave, njoftuan mediumet perëndimore, që kanë pasur qasje në dokumentin.
Bruksel, 13 janar 2025 (MIA) - Gjashtë vende anëtare të BE-së i kanë bërë thirrje bllokut 27-anëtarësh që t'i ndërpresë sanksionet ndaj Sirisë në sferën e transportit, energjisë dhe bankave, njoftuan mediumet perëndimore, që kanë pasur qasje në dokumentin.
Ministat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të BE-së do të bisedojnë për këtë çështje në takimin në Bruksel më 27 janar.
Liderët evropianë filluan ta rishqyrtojnë politikën e tyre ndaj Sirisë pas rrëzimit të Bashar Al Asadit në ofensivën e kryengritësve të udhëhequr nga grupi Hajat Tahrir al-Sham (HTS), i përkrahur nga Turqia. Megjithatë, HTS është në listën e organizatave terroriste të SHBA-së, BE-së dhe shumë vendeve tjera, e po ashtu edhe KB-së.
Në dokumentin, të nënshkruar nga Gjermania, Franca, Holanda, Finlanda, Danimarka dhe Spanja, thuhet se BE-ja "duhet menjëherë të fillojë me përshtatjen e regjimit të sanksioneve". bsh/
Foto: EPA