• среда, 12 февруари 2025

Osmani mori pjesë në darkën e shtruar nga Makroni për veprim mbi inteligjencën artificiale

Osmani mori pjesë në darkën e shtruar nga Makroni për veprim mbi inteligjencën artificiale

Prishtinë, 11 shkurt 2025 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani krahas liderëve të tjerë në prag të Samitit ndërkombëtar për  veprim mbi inteligjencën artificiale (AI), ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Francës, Emanuel Makron në pallatin e Eliseut.

Presidentja Osmani ka shkruar:Në prag të Samitit ndërkombëtar për  veprim mbi inteligjencën artificiale (AI) ishim të ftuar në darkën e shtruar nga presidenti Makron në pallatin e Eliseut krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.

Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim. Së bashku me presidentin Makron, zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Xhastin Trudo, e shumë liderë të tjerë botëror, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë.

 

Тагови

Остани поврзан