Orban në Moskë: Furnizimi me energji është kyç, do të diskutohet edhe për paqen në Ukrainë
- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sot ka mbërritur në Moskë në takimin me presidentin rus Vladimir Putin, si qëllim kryesor i vizitës është theksuar sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe qasës me gaz dhe naftën ruse për Hungarinë gjatë dimrit dhe vitin e ardhshëm.
Budapest, 28 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sot ka mbërritur në Moskë në takimin me presidentin rus Vladimir Putin, si qëllim kryesor i vizitës është theksuar sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe qasës me gaz dhe naftën ruse për Hungarinë gjatë dimrit dhe vitin e ardhshëm.
Orbani, i cili për dallim nga shumë liderë të BE-së dhe NATO-s, ruan marrëdhënie të ngrohta me Kremlinin, theksoi se me Putinin do të bisedojë edhe për përpjekjet paqësore në Ukrainë, duke theksuar se kjo çështje "vështirë mund të shmanget".
Orbani, i cili këtë mëngjes u nis për në Moskë, e përshkroi udhëtimin si logjistikisht të ndërlikuar për shkak të luftës dhe nevojës për të shmangur zonat e rrezikshme.
"Duhet të nisemi në orën 4 të mëngjesit për të arritur në kohë. Duhet të nisemi herët në agim sepse ka shumë gjëra që duhet të shmangen për shkak të veprimeve ushtarake", deklaroi Orban në aeroportin "List Ferenc" në Budapest.
Orbani saktësoi se qëllimi i bisedimeve është vazhdimi i furnizimit të sigurt me energji që mbërrin në Hungari përmes tubacioneve ruse të gazit. Ai theksoi se çmimet e energjisë në Evropë janë të paqëndrueshme dhe në rritje, ndërsa Hungaria, falë furnizimeve ruse, aktualisht ka çmimet më të ulëta në kontinent.
Ministria e Punëve të Jashtme e Hungarisë njoftoi se vendi këtë vit ka importuar tashmë 8,5 milionë tonë naftë bruto dhe mbi shtatë miliardë metra kub gaz natyror nga Rusia.
Vizita vjen pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj kompanive energjetike ruse, por Budapesti së fundmi arriti të sigurojë një përjashtim njëvjeçar nga sanksionet amerikane për naftën dhe gazin rus.
Sipas burimeve të mediave VSkver, qëllimi kryesor i vizitës është pikërisht të bisedohet për çështjet energjetike në dritën e këtij përjashtimi. VSkver thekson se pritet një diskutim.
Gjithashtu, si temë e bisedimeve përmendet edhe blerja e mundshme e pjesës së Gazpromit në kompaninë serbe NIS nga kompania hungareze e naftës MOL. Besohet se kjo mund t’i ndihmojë MOL-it të shmangë ndikimin e sanksioneve amerikane.
Orbani udhëheq një delegacion të madh që përfshin dhjetëra persona, përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, ministrin e Ndërtimtarisë dhe Transportit, Janos Lazar dhe këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Marsel Biro.
VSkver shton se kryeministri me gjasë do ta paraqesë këtë mision si një hap drejt rilindjes së idesë për një "samit paqeje" në Budapest me pjesëmarrjen e presidentit amerikan Donald Tramp dhe Putinit, një plan që ishte shtyrë më parë këtë vit. qa/
Foto: Fejsbuk Orban (printskrin)