Në takimin ministror të procesit SEDM në Sarajevë, Misajlovski e theksoi rëndësinë e iniciativave rajonale për sigurinë e EJL-së
- Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë, së bashku me ministrat e mbrojtjes nga vendet e rajonit, mori pjesë në takimin ministror të procesit SEDM, qëllimi kryesor i të cilit është promovimi i stabilitetit dhe sigurisë në rajon përmes zhvillimit të bashkëpunimit ushtarako-politik midis vendeve anëtare, informojn; nga Ministria e Mbrojtjes.
Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë, së bashku me ministrat e mbrojtjes nga vendet e rajonit, mori pjesë në takimin ministror të procesit SEDM, qëllimi kryesor i të cilit është promovimi i stabilitetit dhe sigurisë në rajon përmes zhvillimit të bashkëpunimit ushtarako-politik midis vendeve anëtare, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.
Gjatë sesionit të parë të takimit ministror, mMinistri Misajllovski ;sht; p;rqendruar n; disa sfida kryesore të sigurisë në nivel global - agresionin rus kundër Ukrainës dhe përshkallëzimin e dhunës në Lindjen e Mesme, duke theksuar se rajoni, megjithëse gjeografikisht i largët, është i prekur fuqishëm nga pasiguria e sigurisë dhe se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme është respektimi i parimeve të së drejtës ndërkombëtare, dialogu dhe zgjidhja paqësore e të gjitha mosmarrëveshjeve.
"Paqja e qëndrueshme kërkon një qasje gjithëpërfshirëse, e cila përfshin shumë më tepër sesa masa ushtarake, gjegjësisht përfshin diplomacinë, përgjegjësinë dhe llogaridhënien, mbështetjen humanitare dhe zhvillimin afatgjatë", tha Misajllovski.

Ai shtoi se "detyrimi ynë i përbashkët është që kapitulli i ardhshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare të mos formësohet nga konfliktet dhe ekstremizmi, por nga dialogu, solidariteti dhe respektim për normat ndërkombëtare që do të mundësojnë një botë të sigurt dhe të drejtë për të gjithë".
Lidhur me të ardhmen e procesit SEDM, ministri i dha mbështetje të plotë grupit të punës së ekspertëve që po punon për një dokument konceptual për të forcuar rëndësinë e Brigadës së Evropës Juglindore - SEEBRIG.
"Brigada është jashtëzakonisht e rëndësishme në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe jam i bindur se ajo do të vazhdojë të zhvillojë qëllimet e procesit SEDM", tha ai. Si vend nikoqir i shtabit kryesor të Brigadës, sipas ministrit, mbështetja jonë për këtë proces është shprehur qartë, i cili ai theksoi se është një "instrument për unitet dhe kohezion" midis vendeve të rajonit.

Në takim, ministrat u informuan rreth aktiviteteve të zbatuara që nga takimi i fundit ministror në nëntor të vitit 2024 në Tiranë, duke theksuar se një nga projektet më të rëndësishme të SEDM është Brigada e Evropës Juglindore - SEEBRIG, komanda e së cilës deri në vitrin 2026 është e vendosur në Kumanovë.
Takimi ministror është bashkëorganizuar nga ministri i Mbrojtjes i Bosnjës e Hercegovinës, Zukan Helez, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Atanasios Davakis, dhe kryesuesin e Sekretariatit të SEDM, ambasadorin Elefterios Angelopoulos.
Iniciativa SEDM, e themeluar në vitin 1996, bashkon shtetin tonë, Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Gjeorgjinë, Greqinë, Italinë, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë, Turqinë, Ukrainën, SHBA-në dhe Moldavinë. Sipas rendit të vendosur, Greqia do të kryesojë me SEDM deri në gjysmën e parë të vitit 2027, pas së cilës presidencën do ta marrë shteti ynë.
Në kuadër të iniciativës funksionojnë edhe projekte të tjea të rëndësishme: SEESIM - një projekt stërvitjeje simulimi, projektin "Gratë Lidere në Mbrojtje dhe Siguri", projektin e ndërlidhjes së spitalit ushtarak, si dhe portalin SEDM për shkëmbim të shpejtë dhe efikas informacioni midis vendeve anëtare.
Foto: Ministria e Mbrojtjes