Në ditën e sotme
- 14 dhjetor 2025 (MIA)
14 dhjetor 2025 (MIA)
1503. - Lindi Michel de Nostredame ose Nostradamus, astrolog francez, kimist, farmacist, i cili botoi një përmbledhje parashikimesh me titull Les Propheties; libri u bë i famshëm në mbarë botën, po ashtu edhe autori. Historianët thonë se Nostradamus ishte njohës i mirë i literaturës klasike greko – romake, që në kohën e tij ishte thuajse e panjohur ose e pa rizbuluar në Evropë; nga kjo literaturë (dokument, fjalime, letërsi, prozë, poezi) Nostradamus shkëputi fraza a thënie me kuptime filozofike (të gjëra, të shumëfishta), duke u bërë si ai që parashikon, parathotë, paralëjmëron, profetizon, pro-fet: pro ‘para’ + fenai ‘thënie’). Madje, në krye të librit "Profecitë", Nostradamus tërthorazi thotë se për ato që shkruan nuk është merita e tij: “Edhe pse, kam përdorur fjalën profeci, nuk do t’ia atribuoja vetes një titull të tillë kaq madhështor e fisnik siç është ai i Profetit”.
1546. - Lindi Tiho Brahe, astronom danez. Ai bëri zbulime shumë të rëndësishme që ndihmuan në zhvillimin e astronomisë shkencore moderne.
1799. - Vdiq Xhorxh Uashington, presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet (1789-1797). Ai tregoi aftësitë e tij drejtuese në luftën amerikane për pavarësi.
1819.- Alabama bëhet shteti i 22-të i SHBA. Kryeqyteti i Alabamës është Montgomery. Qyteti më i madh nga popullata është Birmingham. Qyteti më i madh me sipërfaqe është Huntsville. Qyteti më i vjetër është Mobile, themeluar nga kolonistët francezë. Alabama është emër i një fisi indian. Drejtshkrimi i fjalës ndryshon në mënyrë të konsiderueshme. dhe dokumentohet për here të parë si Alibamo, në shënimet e eksploruesit spanjoll Hernando de Soto më 1540.
1822. - Kongresi i Veronës, takimi i fundit i fuqive të Aleancës së Shenjtë dhe Britanisë mbyllet me ndërhyrjen për të parandaluar një ndërhyrje të mundshme ndaj Spanjës revolucionare.
1824. - Lindi Pier - Sesil Puvis de Shavans, piktor francez. Vdiq më 24 nëntor të vitit 1898.
1911. - Ronald Amundsen, eksplorator norvegjez, së bashku me shokë të tij bëhen të parët që arrijnë në Polin e Jugut, 35 ditë përpara Kapiten Skotit.
1913. - Ishulli Kreta pas Luftërave ballkanike edhe zyrtarisht u bë pjesë e Greqisë.
1918. - Në Lisbonë vritet presidenti i Portugalisë Sidonio Paesh.
1918. - Në zgjedhjet në Britani të madhe gratë për herë të parë votuan dhe iu mundësua të kandidohen për në parlament.
1920. - Fataliteti i parë, në historinë e fluturimeve civile për pasagjerë, ndodhi kur një aeroplan rrëzohet mbi një shtëpi në Krikellnd të Londrës, duke shkaktuar vdekjen e dy pasagjerëve dhe dy anëtarëve të ekuipazhit.
1937. - Japonia vendosi qeveri kineze marionetash në Pekin.
1939. - Lidhja e Kombeve përjashton Bashkimin Sovjetik për shkak të agresionit të tij ndaj Finlandës.
1941. - Qeveria e Mbretërisë së Hungarisë i shpalli luftë SHBA-së.
1955. -Shqipëria, Australia, Bullgaria, Jorania, Kamboxhia, Libia, Hungaria dhe Cejloni u pranuan anëtare të Kombeve të Bashkuara.
1962. - Sonda kozmike "Mariner II" filloi të dërgojë në tokë informacionet e para të njeriut në një planet tjetër, nga planeti Afërdita.
1985. - Vdiq në moshën 68 vjeçare Andrei Sakarov, fizikant i njohur sovjetik, i cili u ngrit kundër Kremlinit në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të lirisë politike.
1993.- Bashkimi Europian vendos marrëdhënie diplomatike me Afrikën e Jugut. Ky ishte akti i fundit i nje politike të re të bashkëpunimit pas shume vitesh izolimi.
1995. - Udhëheqësit e ish-Jugosllavisë nënshkruajnë në Paris traktatin e Paqes mbi Bosnjën. Në këtë mënyrë iu dha fund konfliktit më të rëndë në Europë, qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe iu hap rrugë mijëra trupave të NATO-s për të lëvizur drejt këtij vendi.
1999. - Japonia u shpreh për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, në shkëmbim të përmirësimit të marrëdhënieve midis tyre.
2000. - Policia kineze qëlloi për vdekje pesë myslimanë të pakicës etnike Hui, në një konflikt që implikoi 300 myslimanë në provincën verilindore të Shandongut.
2001. - Në afërsi të Groznit zbulohen trupat e 6 çeçenëve. Rreth identitetit, moshës dhe rrethanave të vdekjes së të gjashtëve u hap një hetim.
2002. - Dhjetë persona u vranë nga një grup i armatosur në Sidi Baizid në rajonin e Djelfas, 270 km në jug të Algjerit, kryeqyteti i Algjerisë.
2005. - Konventa e Kombeve të Bashkuara për luftë kundër korrupsionit hyri në fuqi. Ky është dokumenti i parë obligues global i cili e rregullon luftën kundër korrupsionit në sektorin privat dhe shtetëror.