• сабота, 22 февруари 2025

Një vajzë nga Shkupi është goditur nga një shofer taksie

Një vajzë nga Shkupi është goditur nga një shofer taksie

Shkup, 2 shkurt 2025 (MIA) - Njëzet e dy vjeçare nga Shkupi dje është goditur nga një shofer taksie pasi nuk ka pranuar për transport nga qendra e qytetit në Çair të paguajë 700 denarë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot informuan se rreth orës 05:15, 22-vjeçarja E.T. Ajo ka hipur në një taksi pa shenja dhe pasi kanë zbritur në Çair, ku është dashur të zbresë, shoferi i ka kërkuar të paguajë 700 denarë, të cilën ajo e ka refuzuar me arsyetimin se janë shumë para. 

Në momentin kur ka filluar të dalë nga automjeti, shoferi e ka ndezur automjetin pas çfarë vajza është rrëzuar, ndërsa ai është kthyer mbrapsht me automjetin dhe e ka goditur.

"E.T. ka kërkuar ndihmë mjekësore në Kompleksin Klinikë "Nënë Tereza". Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit" theksohet në informacionin e publikuar në buletinin ditor të MPB-së.  

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан