Një shkupjan është plagosur nga një plumb qorr teksa lëvizte me biçikletë
- Dje në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” me lëndim nga një plumb qorr nga armë e zjarrit është sjellë një tridhjetë e pesë vjeçar nga Shkupi, i cili teksa drejtonte biçikletën në zonën e Çairit ka ndjerë dhimbje në shpinë, pas së cilës është transportuar në institucionin mjekësor.
Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Dje në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” me lëndim nga një plumb qorr nga armë e zjarrit është sjellë një tridhjetë e pesë vjeçar nga Shkupi, i cili teksa drejtonte biçikletën në zonën e Çairit ka ndjerë dhimbje në shpinë, pas së cilës është transportuar në institucionin mjekësor.
Rasti, siç informojnë nga MPB-ja, është raportuar dje në ora 19:45 në SPB Shkup, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza”.
Nga MPB bëjnë të ditur se po merren masa për zbardhjen e rastit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s