• понеделник, 23 септември 2024

Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e diasporës maqedonase në Nju Xhersi

Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e diasporës maqedonase në Nju Xhersi

Shkup, 22 shtator 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në kuadër të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e 79-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka vizituar Nju Xhersin. Ajo atje ka vizituar kishën “Shën Nikolla”, ku ka marrë pjesë në liturgjinë me rastin e festës “Lindja e Zojës së Bekuar” dhe ka realizuar takim me përfaqësues të diasporës maqedonase në Nju Xhersi, informojnë nga kabineti i saj.

Në takim ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të iniciojë formimin e Këshillit për bashkëpunim me diasporën.

"Jo rastësisht jam sot këtu mes jush. Mendoj se ju jeni ambasadorët tanë më të mirë. Ju përfaqësoni atdheun në dritën më të bukur pa dallim të fesë. Prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme të kemi kontakte të vazhdueshme. Një nga organet që do ta themeloj së shpejti me ekipin tim është edhe Këshilli për bashkëpunim me diasporën", tha presidentja.

Ajo theksoi se diaspora meriton të marrë pjesë edhe në procesin zgjedhor, si dhe krijimin e vendimeve dhe ligjeve më të rëndësishme.

"Mendoj se ky do të jetë hapi i parë për komunikim të vazhdueshëm me diasporën, këshillat janë të mirëseardhura, ndihma dhe mirëkuptimi janë të mirëseardhura, por edhe ne nuk duhet të harrojmë se shtëpia jonë është edhe shtëpia juaj", thuhet në deklaratën me shkrim të presidentes.

Në Frihold, presidentja vizitoi xhaminë e komunitetit “Dibër” ku realizoi takim me hoxhën Omer Kadri dhe përfaqësues të diasporës me origjinë nga zona e Dibrës.

"Në takimin me mërgimtarët, presidentja Siljanovska Davkova u njoh me aktivitetet dhe mënyrat e organizimit dhe integrimit në shoqërinë amerikane. Ajo rikonfirmoi angazhimin dhe përkushtimin e saj për thellimin e lidhjeve me mërgimtarët, shfrytëzimin e potencialit dhe forcimin e rolit të tyre në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit", thuhet në komunikatën deri te publiku.

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

 

 

Остани поврзан