• вторник, 14 мај 2024

Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në autostradën Shtip - Koçan

Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në autostradën Shtip - Koçan

Shtip, 6 maj 2024 (MIA) - Një 39 vjeçar nga Shkupi humbi jetën në një aksident në autostradën Shtip - Koçan, ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e mitur për shkak të lëndimeve të mara janë dërguar në Spitalin klinik të Shtipit. 

Denoncimi në SPB Shtip është bërë në orën 02:24, deklaroi për MIA-n Gordana Panajotova, zëdhënëse e SPB Shtip. 

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Krupishtë, ndërsa sipas informacioneve të para, një automobil i markës reno "laguna" me targa të Shkupit kishte dalë nga rruga, ndërsa nga lëndimet e mara ka ndërruar jetë bashkëudhëtari I.M. nga Shkupi. 

Mbikëqyrja në vendin e ngjarjes po vijon. Komunikacioni në autostradën Shtip - Koçan zhvillohet në dy korsi. 

Në këtë autostradë që nga fillimi i vitit e deri më tani në tre aksidente të rënda, jetët i kanë humbur pesë persona. fc/

Fotografia: MIA

Остани поврзан