• четврток, 17 октомври 2024

Në Kuvend do të shënohet Dita ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Në Kuvend do të shënohet Dita ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Shkup, 17 tetor (MIA) - Në organizim të Komisionit për Kulturë dhe Turizëm, sot në Kuvend do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Në hapjen e ngjarjes fjalime hyrëse do të kenë Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, Zoran Ljutkov, ministri i Kulturës dhe Turizmit dhe Saranda Imeri-Stafai, kryetare e Komisionit për Kulturë dhe Turizëm.

Siç informojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, fjalime tematike do të kenë Velika Stojkova-Serafimovska, anëtare e Komisionit për Kulturë dhe Turizëm dhe eksperte e akredituar e UNESKO-s për trashëgimi kulturore jomateriale, Sulejman Rushiti, drejtor i IK teatri i Gostivarit, Vesela Çestoeva, drejtoreshë në Drejtorinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe Ivona Opetçeska-Tatarçevska, koordinatore kombëtare për trashëgimi kulturore jomateriale në Maqedoni.

Në fund, në kuadër të ngjarjes, do të zhvillohet edhe diskutim për trashëgiminë kulturore jomateriale. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан