• петок, 18 октомври 2024

Është mbajtur asambleja e rregullt vjetore e Odës ekonomike maqedono-bullgare: Ekziston interes i madh tek kompanitë për investim

Është mbajtur asambleja e rregullt vjetore e Odës ekonomike maqedono-bullgare: Ekziston interes i madh tek kompanitë për investim

Shkujp, 17 tetor 2024 (MIA) - Biznes pa kufij kanë kërkuar anëtaret e Odës ekonomike maqedono-bullgare në Asamblenë e rregullt vjetore të mbajtur në Shkup.

"Ekziston interes i madh tek kompanitë e dy vendeve për investim, kemi rritje të përhershme, të dukshme të shkëmbimit tregtar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. Me përmirësimin e kushteve, të cilat duhet t'i sigurojnë shtetet tona ka hapësirë për rritje akoma më të madhe të investimeve nga kompanitë anëtare të odës sonë edhe atë duhet ta vëmë në funksion në zhvillim të subjekteve juridike ngta dy vendet", konsideron kryetarja e Odës ekonomike maqedono-bullgare, Biljana Miteva.

Siç theksohet në komunikatën e Odës ekonomike maqedono-bullgare, kompanitë anëtare të Odës japin kontributin e tyre për përmirësimijn e klimës së biznesit dhe mënjanimin e barrierave politike mes dy shteteve, për ndërlidhje akoma më të suksesshme afariste të sektorit të biznesit.

Në Kuvend është dfrejtuar edhe ambasadori i Republikës së Bullgarisë, Zhelasko Radukov, i cili ka shprehur mbështetje të padyshimtë për përmirësimin e shkëmbimti tregtar mes dy shteteve dhe e theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së njerëzve dhe biznesit nga dy vendet. mb/

Foto: Oda ekonomike maqedono-bullgare

Остани поврзан