• петок, 18 октомври 2024

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në takim me parlamentarë në Bundestagun gjerman

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në takim me parlamentarë në Bundestagun gjerman

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot në Bundestagun gjerman, në Berlin u takua me Mihael Rot, kryetar i Komisionit për politikë të jashtme, Anton Hofrajter, kryetar i Komisionit për çështje evropiane dhe me Dirk Vupel, kryetar i Grupit për miqësi me vendet nga Evropa Juglindore.

Kryetari Gashi shprehi falënderim të madh për mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagut për procesin tonë eurointegrues dhe miratimin e fundit të Rezolutës, e cila e njeh kulturën, identitetin dhe gjuhën maqedonase, si pjesë përbërëse të trashëgimisë së bërbashkët kulturore evropiane.

"Në kohën kur ekziston mohimi i këtyre vlerave universale, sjellja e kësaj rezolute është me rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët e vendit", theksoi Gashi, kumtoi sot Shërbimi i Kuvendit për shtyp.

Bashkëbiseduesit u informuan për shkallën e reformave të arritura dhe për harmonizimin e legjislaturës sonë me atë evropiane mbi 45 për qind, që, ceket, paraqet bazë të mirë për përparim të shpejtë nëse fillojnë negociatat për fushat konkrete.

"U analizua për kthimin në pistën evropiane të procesit dhe evitim të çështjeve që e ngarkojnë të njejtën dhe e ulin kredibilitetin e BE-së dhe vendeve anëtare për këtë proces. Rot, si njohës shumë i mirë i gjendjeve, e shprehi zhgënjimin e tij të madh për ngjarjet dhe veton aktuale, duke pasur parasysh se RMV ka bërë shumë lëshime dhe që moti i ka përmbushur kriteret për fillim të negociatave. Megjithatë, kërkoi sjellje të ndryshimeve kushtetuese dhe zbatim të reformave, e tëra me qëllim për përmirësim të jetës së qytetarëve në vendin tonë dhe parandalim të ikjes së kuadrit të kualifikuar, që shënon intensitet në dekadën e fundit", thuhet në kumtesë.

Hofrajter i potencoi përfitimet e Procesit të Berlinit, i cili u ndihmoi vendeve të bashkëpunojnë prej së afërmi dhe t'i shfrytëzojnë përparësitë nga tregu rajonal, para integrimit të plotë në ttregun e vetëm evropian. Në këtë kontekst, u përshëndet dimensioni parlamentar i Procesit të Berlinit, si mundësi unikate për involvim të drejtpërdrejtë të parlamentarëve në sjelljen e zgjidhjeve më të mira ligjore që dalin nga vendimet e sjellura në korniza të tij.

Vupel, edhe pse i sapoemëruar në këtë funksion, theksoi se është anëtar shumëvjeçar i Grupit për miqësi dhe rregullisht i ndjek ngjarjet aktuale në vendin tonë. Mbështetja e tij do të vazhdojë për integrimin tonë sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian, me qëllim të evitimit të procedurave dhe ndërmarrjes së aktiviteteve, me të cilat sillen në pikëpyetje tema të cilat konsiderohen të mbyllura.

"Nikoqirët gjermanë e konfirmuan mbështetjen e tyre të plotë dhe e ofruan ndihmën e tyre për përshpejtim të procesit eurointegrues. Njëkohësisht, u dakorduan me kryetarin Gashi se dinamika e shkëlqyeshme në takimet e të gjitha niveleve parlamentare duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, por edhe në segmentet e tjera në shtet, si në ekonomi, arsim, kulturë, mjedis jetësor, bujqësi dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët", ceket në kumtesën nga shërbimi i Kuvendit për shtyp. ab/

Foto: Kuvendi i RMV-së

Остани поврзан