• петок, 18 октомври 2024

Shkatërrohet grupi kriminel për ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit dhe tregtisë ilegale me drogë, hetim ndaj 14 personave

Shkatërrohet grupi kriminel për ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit dhe tregtisë ilegale me drogë, hetim ndaj 14 personave

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së së bashku me hetues nga Qendra e hetuesisë së PTHP NKOK, ndërkaq nën kryeismin e Prokurorit publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit zbatuan aksion të koordinuar në suaza të të cilit është zbuluar bashkimi kriminel në pjesën perëndimore të vendit.

Në aksion, nga liria janë privuar 13 persona, ndërsa një person, kumtoi sot MPB, është i pakapshëm për organet e ndjekjes. Janë kryer bastisje në 17 lokacione në rajonin e Tetovës dhe në Ohër.

Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe marrë automjete, sasi e madhe e parave dhe flori, resiverë, thikë, pistoletë gazi, 3 laptopë, radio lidhje, libra për evidentim të mysafirëve dhe dokumentacioni kontabilist. Në objektet hotelierike janë gjetur 35 vajza me prejardhje nga Ukraina, Rusia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Moldavia, Shqipëria dhe Kolumbia.

Grupi, një periudhë të caktuar kohore merrej me ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit dhe tregtisë ilegale me drogë, ndërsa të ardhurat e përfituara në mënyrë ilegale nga këto vepra penale pjesëtarët e grupit i kanë mbulaur me larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese. Grupin e organizuar, sqarohet në kumtesë, e ka krijuar një 35-vjeçar nga fshati Bogovinë, i cili i ka organizuar dhe koordinuar aktivitetet krimenele të pjesëtarëve të tjerë të grupit dhe në objektet hotelierike në f. Zherovjan, f. Sedllarcë e Epërme dhe në Ohër ka shtyrë në prostitucion vajza-shtetase të huaja të cilët kanë punaur si vallëzuese në klube striptizi.

"Punën faktike të dy  klubeve e ka organizuar dhe udhëhequr vëllai i tij (i akuzuari i dytë), përderisa i akuzuari i tretë ka kryesuar dhe e ka organizuar punën e klubit të striptizit në Ohër. I dyshuari i aktërt ka marër pjesë në shtyrjen vajzave në prostitucion në objektet hotelierike dhe ka qenë i angazhuar për organizim të udhëtimit të tyre dhe hyrje në vendin tonë, si dhe për lehtësim të procedurave për marrje të dokumenteve për qëndrim legal për shtetaset e huaja, ndërkaq ka dhënë edhe udhëzime për aktivitetet kriminele të pjesëtarëve të tjerë të grupit lidhur me vendosjen dhe transportin e vajzave. Pesë pjesëtarë të grupit ishin të angazhuar për sigurim dhe shitje të paautorizuar të drogës, më shpesh kokainë, për vajzat dhe mysafirët në objektet hotelierike. Njëri prej tyre i ka ndihmuar dhe lëehtësuar aktivitetet për bartje të drogës dhe posaçërisht ishte i angazhuar për paralajmërim gjatë kotnrolleve policore dhe ta ndjekë lëvizjen e policisë në rrugën drejt klubeve për çka i ka informuar anëtarët e grupit", kumtoi MPB.

Dy pjesëtarë të dyshuar të grupit morën pjesë në shyrjen e vajzave në prostitucion. Ata ishin të angazhuar për sigurim të vajzave të cilat do të punojnë në klubet e striptizit, i kanë gjetur përmes kontakteve të tyre në shtete të tjera, ueb-faqe dhe në internet, e kanë organizuar hyrjen e tyre në vend, kanë organizuar përpunimin e dokumentacionit të rrejshëm për qëndrim fiktiv të vajzave në hotele në vendin tonë, me çka i kanë anashkaluar procedurat për marrje të lejes për qëndrim nga organet administrative.

Për transportin e vajzave nga aeroporti dhe stacionet e autobusëve drejt klubeve të striptizit ku kanë qëndruar, si dhe transportin gjatë lëvizjes së tyre para dhe pas punës në klubet e natës, kumtuan nga MPB, ishte i angazhuar i akuzuari i 12-të.

"Pjesë e grupit kriminel ishin edhe dy persona zyrtarë - një nëpunës i burgut në Tetovë dhe një polic  - inspektor i lartë nga Tetova të cilët, duke e shfrytëzuar pozitën dhe kontaktet e tyre, e kanë paralajmëruar grupin për aksionet policore, ndërsa kanë ushtruar ndikim edhe për lehtësimin e procedurave kundërvajtëse ndaj grupit dhe ndaj shtetaseve të huaja. Me veprime disamujore të koordinuara të hetuesve nga Qendra e hetuesisë së PTHP KNOK dhe pjesëtarëve të Sektorit për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së aktivitetet dhe angazhimet e secilit anëtar në këtë bashkim kriminel janë dokumentuar dhe konstatuar hollësisht", sqarojnë nga MPB. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан