• петок, 18 октомври 2024

Velkovski: Është detyra jonë të kujdesemi për të pastrehët

Velkovski: Është detyra jonë të kujdesemi për të pastrehët

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Në kuadër të bashkëpunimit maqedonas dhe austriak, më 17 dhe 18 tetor 2024, në Shkup mbahet punëtoria dyditore me qëllim të shkëmbimit të përvojave për shërbimet për personat e pastrehë/personat pa banesë të tyre, kumtuan nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve.

Fjalë hyrëse në punëtori mbajtën zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski dhe atasheu austriak për çështje sociale, Harald Fuger.

Velkovski në fillim të fjalës së tij falënderoi atasheun Fuger dhe Ministrinë Federale të Politikës Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Republikës së Austrisë për bashkëpunimin intensiv shumëvjeçar.

Duke folur për të pastrehët në vend, zëvendësministri Vellkovski theksoi se në praktikën e mëparshme janë përdorur qasje të ndryshme për zgjidhjen e këtij problemi kompleks. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se mbetet nevoja për përfshirje dhe koordinim më të madh të resoreve të shumta në mënyrë që të tejkalohen problemet me të cilat ballafaqohet kjo kategori e njerëzve.

"Këtu është para së gjithash sektori i shëndetësisë me programe për shëndetin mendor të kësaj kategorie, sektori i banesave dhe disponueshmëria e shtëpive me qira të subvencionuar, si dhe sektori i arsimit me programe në dispozicion dhe mënyra për t'u rikualifikuar dhe marrë shkallën e nevojshme arsimore për njerëzit që nuk e kanë atë", tha Vellkovski.

Zëvendësministri Vellkovski para të pranishmëve parashtroi masat për ndihmë dhe përkrahje të të pastrehëve në sistemin e mbrojtjes sociale, si dhe aktivitetet në lidhje me zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve sociale nga komunat për plotësimin e nevojave të kategorive më të cenueshme të qytetarëve, duke përfshirë të pastrehët. Gjithashtu u përmendën masat dhe politikat aktive të punësimit, si dhe sipërmarrja sociale.

Sipas tij, ka shumë mënyra për të ndihmuar në luftimin e të pastrehëve. Është përgjegjësia jonë të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata që përforcojnë dhe garantojnë aksesin në shërbimet bazë sociale, duke përfshirë strehimin, punësimin, arsimin. ab/

Foto: Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve

 

 

Остани поврзан