• сабота, 18 мај 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

2 maj 2023 (MIA)

1504. - Humanisti shqiptar, Marin Barleti, botoi në Venedik veprën "Rrethimi i Shkodrës" mbi luftën heroike të banorëve të këtij qyteti kundër pushtuesve turq gjatë viteve 1474-1478, ku mori pjesë vetë Marin Barleti.

1519. - Vdiq skulptori, shkencëtari dhe piktori italian, Leonardo da Vinçi. Ndër veprat e tij të famshme përmendim "Mona Liza" dhe "Darka e fundit".

1729. - Lindi Katerina e II ose siç njihet Katerina e madhe, perandorja e Rusisë, e cila është njohur për vullnetin e saj për të marrë pjesë në zhvillimet politike dhe kulturore të Europës. 1813. - Francezët dalin fitimtarë në betejën e Lucen-it gjatë fushatës së Napoleonit në Lajpcig.

1860. - Lindi në Budapest Teodor Hercëll, themeluesi i Sionizmit modern.

1863. - Në betejën e Kanslorsuvil-it fillon lufta civile amerikane. Gjatë kësaj beteje Tomas Xhekson vritet aksidentalisht nga njerëzit e tij.

1885. - Mbreti Leopold i II shpallet mbret i shtetit të ri të Kongos.

1892. - Lindi Baron Manfred von Rihthofen, piloti i famshëm gjerman. Ai rrëzoi rreth 80 avionë armiq gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u mbiquajt "Baroni i Kuq".

1904. - Lindi aktori dhe këngëtari i madh amerikan, Harri Lillis (Bing) Krosbi. Ai u bë një nga artistët më të famshëm dhe kënga e tij "Krishtlindje të mbara" u bë disku më i shitur i të gjithë kohërave me mbi 30 milion kopje.

1923. - Lindi Patrik Hilleri, politikan dhe president i Irlandës nga viti 1976 deri në vitin 1990. Ai negocioi hyrjen e Irlandës në Komunitetin Europian dhe u bë Zv.president për tre vjet rresht.

1933. - Kancelari gjerman Adolf Hitler i pezulloi sindikatat.

1936. - Perandori Selasie dhe familja e tij braktisin Adis Ababën, tre ditë përpara pushtimit të Etiopisë nga Italia.

1951. - Këshilli i Europës pranon Gjermaninë si anëtare me të drejta të plota.

1953. - Në Jordani merr fronin mbreti Husein pas rrëzimit të të atit, mbretit Talal. Në Irak merr pushtetin mbreti Faisal II.

1957. - Vdiq senatori Xho Makartur, politikani i njohur amerikan për veprimtarinë e tij antikomuniste të "Gjuetisë së shtrigave" .

1965. - Hyn në veprim sateliti i parë për transmetimin televiziv "Zogu i herët", i cili transmetonte në 24 vende të botës.

1994. - Presidenti i Afrikës së Jugut, De Klark, pranon fitoren e Nelson Mandelës në zgjedhjet e para të lira atje.

1999. - Vdiq Oliver Rid, aktor dhe regjisor i famshëm britanik. Ai ishte autori i 53 filmave, ndër të cilat përmendim "Gra në dashuri".

2000. - Një raketë balistike izraelite me rreze të shkurtër veprimi, e lëshuar gjatë disa manovrave ushtarake muajin e kaluar, ra pranë një kryqëzori të marinës amerikane në lindje të Mesdheut, duke e bërë ekuipazhin e luftanijes amerikane të besonte se kundër saj ishte ndërmarrë një sulm.Raketa "Xheriko 1" që nuk ishte aktive, u lëshua më 6 prill nga baza ushtarake e Javnes (Izrael) dhe ra 75 km nga kryqëzori.

2011. - Në Pakistan është vrarë terroristi më i kërkuar në botë, lideri i Al Kaedës, Osama bin Laden.

2015. - Në moshën 89 vjeçare vdiq balerina e njohur botërore Maja Pliseckaja. Pliseckaja lindi më 20 nëntor të vitit 1925 dhe ajo është njëra nga dy balerinat e Bashkimit Sovjetik e cila e ka marrë titullin "Prima ballerina assoluta".

Остани поврзан