• петок, 07 февруари 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

7 shkurt 2025 (MIA)

1792. - Austria dhe Prusia lidhën bashkim kundër Francës revolucionare për shkak të druajtjes nga përhapja e revolucionit.

1812. - Lindi Çarls Dikens, shkrimtar anglez, përfaqësues tipik i realizmit në literaturë. Nga romanet më të njohura të tij janë "Dejvid Koperfild", Oliver Tuist". Vdiq në vitin 1870.

1863. - Në anijen ushtarake britanike "Orfej", i cili u fundos afër bregut të Zelandës së Re, jetën e kanë humbur 190 persona.

1885. - Në Sok Senter, Minesotë, në SHBA, ka lindur Sinkler Hari Luis, shkrimtar i Amerikës Veriore. Veprat e tij më të njohura janë "Elmer Gentri", "Rruga kryesore", "Kjo këtu nuk është e mundur", "Gjaku mbretëror" dhe të tjera. Në vitin 1930 e fitoi Çmimin Nobel për literaturë. Vdiq në Romë, më 10 janar të vitit 1951.

1962. - Në shpërthimin në minierën e Gjermanisë perëndimore për qymyr afër Sarbrikenit jetën e kanë humbur 289 minatorë.

1965. - Forcat e SHBA-së filluan ta bombardojnë pjesën veriore të Vietnamit.

1971. - Gratë në Zvicër në referendum e fituan të drejtën e votës.

1987. - Në Romë vdiq Klaudio Vila, njëri prej këngëtarëve më të famshëm italian.

1996. - Në "Boing 757", i cili në rrëzua disa minuta pas fluturimit nga Republika Dominikane drejt Gjermanisë, jetën e kanë humbur të gjithë 189 udhëtarët, në numrin më të madh turistë gjermanë dhe anëtarë të ekuipazhit.

1999. - Vdiq mbreti jordanez Huesin, i cili udhëhoqi Jordanin nga viti 1952. Në fronin e këtij vendi të Lindjes së Afërt e trashëgoi djali i tij Abdulla.

2003. - Në shpërthimin e auto-bombës janë vrarë të paktën 33 persona dhe është rrënuar "El Nogal", njëri prej klubeve më ekskluzive në kryeqytetin kolumbian Bogota.

2005. - Anglezja Elen Mekratur vendosi rekord të ri botëror në lundrim solo rreth botës, duke kaluar përafërsisht 42.000 kilometra për 71 den, 14 orë, 18 minuta dhe 33 sekonda.

2006. - Talebanët në Afganistan i bënë thirrje botës myslimane të shpallin luftë të shenjtë me rastin e karikaturës kontestuese të profetit Muhamed të publikuar në gazetën daneze "Jilands Posten".

Остани поврзан