• четврток, 06 февруари 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

6 shkurt 2025 (MIA)

- Festë Kombëtare e Zelandës së Re

1565. - Lindi mbretëresha angleze Ana, e cila sundoi nga viti 1702 deri në vitin 1714 si monak i fundit i dinastisë Stjuard. Mbretëresha Ana në vitin 1707 i bashkoi Anglinë dhe Skocinë.

1802. - Lindi fizikani Çarls Uirstoun, pinoer i telegrafisë. Ai e zbuloi metodën e rezistencës elektrike, ndërsa i hulumtoi edhe elektricitetin, dritën dhe zërin.

1893. - Në Ohër vdiq Grigor Përliçev, njëri nga shkrimtarët më të njohur maqedonas të shekullit 19.

1897. - Ishulli i Kretës fitoi status autonom në suaza të perandorisë turke, që ishte pasojë e kryengritjeve masive që shpërtheu në Kretë. Ishulli i Kretës Greqisë i takoi pas luftërave ballkanike në vitin 1913.

1899. - Në Filipine shpërtheu kryengritje kundër armatës okupuese amerikane. Pas luftës amerikano-spanjolle, SHBA i përvetësoi Kubën, Portorikën dhe Filipinet, që e shënoi fundin e mbretërisë koloniale spanjolle.

1911. - Lindi politikani dhe burrështetasi amerikan Ronald Regan.

1952. - Vdiq mbreti britanik Xhorgji i Gjashtë, të cilin e trashëgoi e bija, mbretëresha Elizabeta e Parë.

1992. - Republika e Turqisë e njohu Republikën e Maqedonisë.

1994. - Shefi i socialdemokratëve opozitar Marti Ahtisari i fitoi zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale në Finlandë, duke e fituar ministren e Mbrojtjes Elizabeta Ren.

1997. - Kongresi i Ekuadorit e zëvendësoi presidentin Andal Bukaram, duke e shpallur të pallogaritshëm.

2000. - Shefi i mëparshën diplomatik finlandez Tari Halonen fitoi në zgjedhjet presidenciale, duke u bërë gruaja e parë e shtetit në historinë e Finlandës.

2004. - Në një shpërthim të cilën e aktivizoi një vetëvrasës me bombë në një metro në Moskë e humbën jetën 40 persona.

2007. - Vdiq Frenki Lejn i njohur si këngëtari amerikan i cili me një seri hitesh u bë një nga muzikantët më të njohur të viteve 50-të të shekullit të kaluar . Këngët më të njohura të tij janë "That`s My Desire", "Mule Train", "Jezebel", "I Believe" i "Rawhide".

###

 

Остани поврзан