Në ditën e sotme
- 1679- Vdiq shkrimtari holandez Jost den Uondel, letrari më i frytshëm dhe më i shquar i barokut holandez.
![Në ditën e sotme](https://mia.mk/images/20250205071048_big_730x400_80.webp )
5 shkurt 2025 (MIA)
1679. - Vdiq shkrimtari holandez Jost den Uondel, letrari më i frytshëm dhe më i shquar i barokut holandez.
1782.- Spanjollët e morën nga britanikët ishullin mesdhetar Minorka.
1783. - Nga tërmeti në Kalabri (pjesa jugperëndimore e gadishullit të Italisë) e humbën jetën rreth 50.000 njerëz.
1840. - Lindi konstruktori britanik i armës, me prejardhje amerikane, Hajrem Stivens Maksim, mitrolezi i të cilit është ndërtuar në vitin 1884 është quajtur "maksim".
1885. - Mbreti belg Leopoldi i Dytë e shpalli Kongon për pronë të vetën me emrin Shteti i pavarur Kongo.
1914. - Në Sent Luis lindi Viliam Barouz, shkrimtar amerikan. Më i njohur është sipas romanit "Drekë lakuriqe". Vdiq në Lorens, më 2 gusht të vitit 1997.
1917. - Meksikoja u bë republikë federale e përbërë nga 29 shtete federale, me nëntë territore edhe me një distrikt federal (kryeqyteti dhe rrethina e tij), në bazë të Kushtetutës meksikane e cila ishte e avancuar në shumë dispozita. Me miratimin e saj përfundoi lufta shumëvjeçare mes fraksioneve meksikane.
1945. - Disa trupa amerikanë nën komandën e gjeneralit Dagllas Makartur hyrën në Manilë, kryeqytet i Filipineve.
1962. - Presidenti i Francës, Sharll de Goll u detyrua për dhënien e pavarësisë së Algjerisë mbi bazë të bashkëpunimit miqësor me Francën.
1971. - Në Belfast gjatë kohës së trazirave është vrarë një ushtar britanik, i pari pas ardhjes së trupave britanik në Irlandën Veriore në vitin 1969.
1974. - Forcat e Kombeve të Bashkuara kanë hyrë në territorin në lindje të Kanalit të Suezit, duke krijuar në këtë mënyrë një tampon zonë mes forcave izraelite dhe egjiptiane.
1982. - Gjashtëmbëdhjetë vende afrikane në Dakar e ratifikuan konventën për themelimin e agjencisë së lajmeve panafrikane Pana.
1983. - Në Lion arrestohet Klaus Barbi, nazisti famëkeq dhe njëri ndër shefat e Gestapos në Francë.
2006. - Irani e tërhoqi ambasadorin e vet nga Danimarka në shenjë proteste për shkak të akuzës të stripit për profetin Muhamed në gazetën Jilands Posten.
2007. - Astronauti amerikan Sunit Uilijams arriti rekord në qëndrimin e gruas në hapësirë të hapur në kozmos, gjithsej me tre dalje, në kohëzgjatje prej 22 orë e 27 minuta. Megjithatë astronautët amerikanë nuk patën sukses të arrijnë rekord absolut, sepse kozmonauti rus Anatolij Solovjov, ka qëndruar në kozmos 77,5 orë.
2008. - Gjatë motit të keq në të cilin të paktën gjashtë tornado e goditën zonën në rreth qindra kilometra mes Oksfordit në Misisisipi dhe Xhekson në Ternesia, në jug të SHBA-së, e humbën jetën të paktën 45 persona, ndërsa më shumë se 150 janë lënduar.