• петок, 07 февруари 2025

Mëngjes i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe erë

Mëngjes i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe erë

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Moti në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri në 1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri 12 gradë, paralajmëroi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në Shkup mëngjesi është i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri -3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 11 gradë.

Në ditët në vijim do të ketë një periudhë të qëndrueshme dhe të thatë me mëngjese të ftohta, në disa vende me temperatura minus në mëngjes, ndërsa temperaturat ditore do të jenë brenda kufijve të mesatares për këtë periudhë të vitit. Të premten dhe të shtunën në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. 

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан