• петок, 07 февруари 2025

Mot i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell

Mot i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell

Shkup, 5 shkurt 2025 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 0, ndërsa maksimalja do të jetë prej 4 deri 12 gradë Celsius.

Në Shkup, mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri -3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 10 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), do të vijoj periudhë e motit të qëndrueshëm me temperatura të ulëta në mëngjes. Të premten në orët e paradites në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të ketë vranësira më të mëdha me kushte për reshje shiu në pjesët jugore.

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан