• сабота, 18 мај 2024
Në ditën e sotme

30 prill 2024 (MIA)

1563. - Mbreti Sharli i Nëntë i dëboi hebrenjtë nga Franca.

1770. - Lindi në Londër zbuluesi kanadez, Dejvid Tomson. Njeriu i parë i bardhë që zbuloi gjatësinë e Lumit Kolumbia, ai bëri gjithashtu hartën e një pjese të madhe të Kanadasë dhe të Perëndimit amerikan.

1777. - Lindi në Gjermani Johan Karl Fridrih Gaus, që ishte një nga matematikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

1789. - Xhorxh Uashingtoni u zgjodh si presidenti i parë i Amerikës.

1803. - Franca ra dakord t'i shesë Luizianën Amerikës, dorëzimi zyrtar i së cilës u bë në muajin dhjetor dhe po në atë ditë në vitin 1812 ajo u bashkua me Shtetet e Bashkuara si shteti i 18-të.

1804. - Shrapneli, i shpikur në vitin 1784 nga ushtari britanik, Henri Shrapnel, u përdor për herë të parë në luftë nga britanikët kundër holandezëve në Surinam.

1883. - Vdiq piktori impresionist francez, Eduard Manet. Në fillim i destinuar për karrierë ligjore, ai studioi artin nga viti 1850 nën ndikimin e madh të Klod Monet.

1883. - Lindi shkrimtari çek Jarosllav Hashek, autor i romanit, "Ushtari i mirë Shvejk".

1893. - Lindi Joakim von Ribentrop, këshilltar i Adolf Hitlerit për politikën e jashtme. Tregtar vere para se të hynte në Partinë Nacionalsocialiste në vitin 1932, ai u gjet fajtor në Gjykatën e Nyrenbergut për krimet e luftës, ndërsa në vitin 1945 u ekzekutua.

1900. - Havai u bë pjesë përbërëse e SHBA-së.

1945. - Adolf Hitleri dhe bashkëshortja e tij Eva Braun kryen vetëvrasje në bunkerin e nëndheshëm në Berlin. Trupat ruse hynë në Berlin, duke pushtuar Rajshtagun dhe godinat e tjera qeveritare. Trupat aleate pushtuan Mynihun dhe trupat franceze kaluan kufirin për në Austri.

1991. - Një ciklon në Bangladezh mori jetat e 125.000 njerëzve.

1997. - Nga shpërthimi i eksplozivit në një depo të ushtrisë në Qafe-Shtamë të Burrelit, humben jeten 22 persona.

1973. - Presidenti amerikan, Nikson, bëri një deklaratë në televizion mbi Uotergejtin, duke pranuar përgjegjësinë për përgjimin që ndodhi në kompleksin e apartamenteve të Uashingtonit në vitin 1972. Po atë ditë në vitin 1974, ai dorëzoi dorëshkrimet e pjesshme të regjistrimeve për tu përdorur nga hetuesia.

1975. - Presidenti i Vietnamit të Jugut, Minh njoftoi kapitullimin pa kushte para Vietkongut, duke i dhënë fund konfliktit më të gjatë në shekullin e 20-të.

1992. - Në Shkup, Redaksia e gazetës "Nova Makedonija" dhe agjencia e lajmeve Frans pres nga Parisi nënshkruan marrëveshje shumëvjeçare, me të cilën gazeta kyçet në shfrytëzimin e servisit të përgjithshëm të agjencisë.

2001. - Alpinisti Babu Çiri Sherpa i Nepalit që mbante rekordin për ngjitjen më të shpejtë të majës Everest, vdiq ndërsa po përpiqej të ngjitej në malin më të lartë të botës. Aksidenti ndodhi në lartësinë 6 500 metra në rrugën përgjatë kreshtës juglindore të malit që është 8 850 metra i lartë.

2002. - Në aksidentin ajror në Tunizinë veriore humbën jetën 13 oficerë të lartë të armatës tuniziane.

2003. - Libia e pranoi përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit të kompanisë amerikane "Pan Amerikan" në vitin 1988 tek vendi i Skocisë Lokerbi, kur humbën jetën 270 persona në fluturaken dhe në tokë.

2004. - Estonia, Letonia, Lituania, Qiproja, Malta, Hungaria, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Çekia u bënë anëtare të plota të BE-së, me çka atëherë numri i vendeve anëtare është i rritur për 25, me 450 milion banorë dhe treg më i madh i përbashkët në botë.

2006. - Vdiq Xhon Galbrajt, ekonomist liberal dhe shkrimtar, profesor i ekonomisë në universitetin "Harvard". Xhon Galbrajt ishte ambasador i SHBA-së në Indi në kohën kur presidenti i SHBA-së ishte Xhon Kenedi. Njëri nga djemtë e Golbrajtit, Piteri, ishte ambasador amerikan në Kroaci prej vitit 1993 deri në vitin 1998.

2015. - Në moshën 76 vjeçare vdiq soul këngëtari i njohur Ben E. King. Këngëtari, i cili jetonte në Nju-Xhersi u bë i njohur me këngën Stand by me, e cila në vit

Остани поврзан