• четврток, 02 јануари 2025
Në ditën e sotme

30 dhjetor 2024 (MIA)

1691. - Vdiq Robert Boil, kimist britanik, i njohur për eksperimentet e tij mbi vetitë e gazeve.

1803. - Në përbërje të SHBA-së hyri kolonia e deri atëhershme franceze Luziana.

1865. - Lindi në Indi, Rudiard Kipling, poet, tregimtar dhe romancier anglez. Në Indi u botuan dhe romanet e tij të famshme "Kim" dhe "Libri i xhunglës".

1886. - Gjermani dhe Portugalia me marrëveshje i përcaktuan kufijtë e Angolës portugeze dhe Afriksë Jugperëndimore gjermane (Nambia).

1899. - Në Londër vdiq Xhems Pexhet, kirurgu anglez, njëri nga themeluesit i patalogjisë moderne. Lindi më 11 janar të vitit 1814.

1903. - Një zjarr i shpërthyer në "Iroquos Theatre" të Çikagos shkakton vdekjen e 588 personave. Tmerri i parë nga publiku atje çoi në formulimin e rregullave të reja të sigurisë për teatrot amerikane.

1915. - Gjatë Luftës së Parë Botërore, një nëndetëse gjermane godet me torpedo tragetin britanik "Persia", në brigjet e Kretës. Nga 501 pasagjerë dhe anëtare ekuipazhi, të paktën 330 vetë gjetën vdekjen.

1916. - Grigori Rasputin, fshatari siberian, magjistar dhe favorit i Car Nikolës II, helmohet dhe pushkatohet në shtëpinë e princit Feliks Jusuper.

1922. - Mbi bazën e Konfederatës së përbërë nga Rusia, Bjellorusia, Ukraina dhe Federata Transkaukaziane, themelohet Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike.

1933. - Kryeministri rumun Jon Duka vritet nga një anëtar i Gardës së Hekurt.

1947. - Me shpalljen e Republikës Popullore të Rumanisë, mbreti Mikel i Rumanisë detyrohet të abdikojë nga froni.

1949. - Në Shkup u formua Ansambli i Baletit pranë Teatrit Popullor të Maqedonisë. U formua nën udhëheqjen e Gjorgji Makedonskit dhe bashkëpunëtorja e tij Aneliza Asman

1949. - Vietnami shpallet për shtet sovran, pas administrimit kolonial francez.

1964. - Themelohet Konfederata e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim - UNKTAD.

1968. - Vdiq Trygve Lie, politikan norvegjez dhe sekretari i parë i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara nga viti 1946 - 1952.

1985. - Presidenti Zia-ul-Hak i Pakistanit i jep fund ligjit të luftës në fuqi qysh nga viti 1977, vit i ardhjes së tij në pushtet.

1989. - Kuvendi polak vendosi sistem politik shumëpartiak.

1993. - Izraeli dhe Vatikani nënshkruajnë një marrëveshje për njohjen e heshtur reciproke të tyre. Kjo ishte një përpjekje për të lënë mbrapa rreth 2000 vjet marrëdhënie të egra çifuto-të krishtera.

1996. - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë njoftoi se Maqedonia dhe Oman vendosën marrëdhënie diplomatike.

1997. - Në Shkup doli numri i parë i revistës "Magazin".

2004. - Vdiq xhaz-muzikanti i njohur amerikan "mbreti i sunigut" Arti Sho. Vlente si klaritenist i përkryer.

2006. - Të paktën 75 irakianë humbën jetën ndërsa 125 u plagosën në një seri shpërthimesh në rajonet e banuara me shiitë përgjatë Irakut.

2006. - Ekzekutohet lideri irakian Sadam Hysein.

Остани поврзан