Në ditën e sotme
- - Sot është Dita ndërkombëtare e librit për fëmijë

2 prill 2025 (MIA)
- Sot është Dita ndërkombëtare e librit për fëmijë
1792. - Dollari u vendos njësi monetare në SHBA.
1805. - Në Odenze ka lindur Hans Kristian Andersen, shkrimtar danez. Ka shkruar poezi, romane dhe drama. Ka shkruar 156 tregime. Llogaritet si krijues i prozës realiste në Danimarkë. Vdiq në Kopenhagë, më 4 gusht të vitit 1875.
1840. - Në Paris lindi Emil Zola, shkrimtar francez, krijues dhe përfaqësues më i theksuar i drejtimit naturalist në letërsi. Vdiq në Paris, më 29 shtator të vitit 1902.
1905. - Zyrtarisht është hapur tuneli hekurudhor Simplon nën Alpet i cili e lidh Zvicrën dhe Italinë.
1974. - Vdiq burrështetasi francez Zhorzh Pompidu, president i Francës nga vitit 1969 deri në vdekje. Shef i shtetit u bë pas dorëheqjes së Sharl de Gol dhe kryesisht i përcillte idetë e të lavdishmit paraprak. Paraprakisht ishte profesor në Marsej dhe në Paris. Me De Golin ka bashkëpunuar prej vitit 1945, ndërkohë ishte drejtor i Bankës së Roshtilit, shef i Kabinetit të De Golit, anëtarë i Këshillit kushtetues dhe prej vitit 1962 deri në vitin 1968 ishte kryeministër.
1982. - Hunta ushtarake e Argjentinës me 10.000 ushtarë e sulmoi pronën britanike të Ishujve Folkande në Oqeanin Atlantik, rreth 500 kilometra në juglindje të bregut argjentinas, në të cilin në atë moment ka pasur 75 ushtarë britanikë. Forcat argjentinase pas luftimeve nga fundi i majit dhe në gjysmën e parë të qershorit në vitin 1982 mposhtën rreth 5.000 ushtarë të dërguar nga Britania e Madhe.
2004. - Bullgaria, Estonia, Letonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia iu bashkuan NATO-s
2005. - Vdiq kreu i Kishës katolike papa Gjon Pali i Dytë.
2006. - Vdiq vejusha e atentatorit të Hitlerit, Nina Shenk fon Shtaufenberg, bashkëshorti i së cilës tentoi ta vrasë Adolf Hitlerin në atentat në vitin 1944, me ç'rast është plagosur. Bashkëshorti i saj, konti Klaus fon Shtaufenberg, vendosi çantë me bombë nën tavolinë, por ulësja e ka mbrojtur Hitlerin. Më 20 korrik të vitit 1944 komplotuesit janë plagosur, ndërsa familjarët, duke e përfshirë edhe konteshën Shtaufenberg janë dërguar në logor koncentrues. Pjesëmarrësit e komplotit të pasuksesshëm llogariten si heronj në Gjermaninë e sotme. Vejusha e kontit Shtaufenberg ka lindur si baronesha Fon Lerhenfeld në vitin 1913.
2007. - Në tërmet të fuqishëm me intensitet prej 8 ballëve sipas Shkallës Rihter që e goditi rajonin e Ishujve Solomone në Oqeanin e Qetë e humbën jetën të paktën 12 persona, mes të cilëve gjashtë fëmijë.