Mot me diell dhe i ngrohtë, nga nesër jostabil me shi dhe bubullima
- Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 5 deri në 11, ndërsa maksimalja prej 21 deri në 27 gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Shkup, 20 prill 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 5 deri në 11, ndërsa maksimalja prej 21 deri në 27 gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Shkup pritet mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 27 gradë.
Sipas sinoptikanëve, duke filluar nga dita e nesërme vijon periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira, relativisht të ngrohtë dhe jostabil me paraqitje të shpeshta të reshjeve të herëpashershme të shiut, lokalisht të rrëmbyeshëm, të përcjellë me shtrëngata.