Vijon një periudhë moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bubullima
- Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike informojnë se vijon një periudhë e motit tëpaqëndrueshëm me reshje shiu dhe bubullima.

Shkup, 21 prill 2025 (MIA) -Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike informojnë se vijon një periudhë e motit tëpaqëndrueshëm me reshje shiu dhe bubullima.
Paradite gjatë ditës së sotme, moti pritet të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa nga pasditja në pjesët perëndimore dhe lindore do të ketë zhvillim të vranësisë së paqëndrueshme me reshje lokale shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale pritet të lëvizë në intervalin prej 4 deri në 10, kurse maksimalja 20 deri në 27 gradë.
Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare juglindore. Pasdite do të ketë zhvillim mesatar të vranësirave të paqëndrueshme. Temperatura minimale pritet të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale deri në 27 gradë.
Sipas sinoptikanëve, nesër paradite do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira mesatare, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim të vranësisë së paqëndrueshme me reshje lokale shiu dhe bubullima. Nga e mërkura moti do të jetë i paqëndrueshëm në shumë vende me reshje të kohëpaskohshme shiu, lokalisht të rrëmbyeshme, të përcjellë me bubullima. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s