• сабота, 10 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale

Shkup, 19 prill 2025 (MIA) - Në vend sot do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në rajonet e skajshme lindore malore do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor e cila do të jetë më e shprehur përgjatë Vardarit.

Temperaturat minimale do të jenë në interval prej  deri 11, ndërsa maksimalet do të arrijnë prej 18 deri 26 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, por do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të zbresin deri 10, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri 25 gradë.

Gjatë festës së Pashkëve të dielën do të përqendrohet mit me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa tashmë nga e hëna meteorologët parashohin mot jostabil dhe me vranësira me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima.

Foto: MIА Arkivi

Остани поврзан