• недела, 05 јануари 2025

Mucunski: Besojmë se mund të gjendet zgjidhje racionale e cila do të jetë e pranueshme për ne

Mucunski: Besojmë se mund të gjendet zgjidhje racionale e cila do të jetë e pranueshme për ne

Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Nëse do të kishte angazhim më serioz dhe të sinqertë në mbrojtjen e interesave nacionale të Maqedonisë së Veriut nga ana e qeverisë së kaluar, sot nuk do të ishim në këtë pozitë në të cilkën ndodhemi. Sepse bashkimi Evropian dhe vendet anëtare kanë ndjenjë përgjegjësie për atë që në vazhdimësi po bëhet ndaj nesh në 30 vitet e fundit, thotë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në intervistë për MKD.mk.

"Megjithatë, ne veprojmë në mënyrë parimore dhe tërë atë që e kemi premtuar në programin tonë, e realizojmë. Nuk themi se do të jetë lehtë, por besojmë se mund të gjindet zgjidhje ravcionale e cila do të jetë e pranueshme për ne", thotë ai.

Në temën rreth bilateralizimit të procesit të zgjerimit, ministri thekson se gjithnjë e më hapur po flitet në BE për pasojat negative nga kjo praktikë dhe shton se siguria e procesit të zgjerimit është kyçe. Lidhur me sfidat me Bullgarinë, Mucunski thekson se dialogu do të vazhdojë me vullnet të mirë për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit e cila do të sigurojë parashikueshmëri në rrugën tonë drejt BE-së.

Lidhur me euroskepticizmin, thotë se ekziston zhgënjim tek një pjesë e madhe e qytetarëve tanë për raportin e BE-së ndak procesit të zgjerimit.

Mucunski thekson edhe se qeveria e kaluar ka marrë "recenzion" të qartë nga qytetarët në zgjedhje, përderisa qeveria aktuale është e fokusuar në vendosjen e themeleve të shëndosha për funksionimin e institucioneve. ab/

Foto: MPJTJ

 

Остани поврзан