MPB: Shembje dheu në autostradën Shkup - Veles, vërshime në Krushevë dhe ndalesë për kamionë në rrugën Strugë - Qafë Thanë
- Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot disa ngjarje shkaktuan ndërprerje dhe kufizime të komunikacionit në drejtimt rrugore të vendit.
Shkup, 8 janar 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot disa ngjarje shkaktuan ndërprerje dhe kufizime të komunikacionit në drejtimt rrugore të vendit.
"Në orën 17:35 ka pasur paraqitje se në autostradën Shkup-Veles, aps tunelit 'Badar', ka shembje dheu që i kaploi dy korsitë. Komunikacioni tani për tani nuk ka pengesa, nndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen nëpunësit policorë dhe ekipi i ndërmarrjes "Rrugët e Maqedonisë'", informoi MPB.
Prej orës 18:05, për shkak të derdhjes së lumit Cërna afër fshatit Buçin në Krushevë, është ndërprerë komunikacioni në rrugët lokale fshati Buçin - Demir Hisar, fshati Buçin - fshati Obrshani dhe fshati Buçin - fshati Tërnoci.
Gjithashtu, prej orës 18:15 është vendosur ndalesë qarkullimi për automjetet e rënda ngarkuese në drejtimin rrugor Strugë - Qafë Thanë.
Prej orës 18:30 drejtimi rrugor Probishtip-legovec është i mbyllur për komuniakcion në dy drejtimet për shkak të fatkeqësisë rrugore dhe ekspertizës.
MPB ndërmori aktivitete adekuate për mënjanimin e të gjitha pengesave për vendosje dhe normalizim të komunikacionit dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të respektohen rregulalt rrugore, posedimi i detyrueshëm i pajisjes dimësore dhe respektimi i sinjalizimit rrugor. ab/
Foto: МРB