• среда, 19 јуни 2024

MPB: Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

MPB: Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Shkup, 9 qershor 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese në SPB Shkup sot në ora 00:20,  kanë privuar nga liria personin Z.K (27) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se me datë 08.06.2024 rreth orës 23:40 në rajonin e Qendrës ka sulmuar fizikisht një të mitur nga Shkupi dhe i ka vjedhur të holla,njoftoi MPB.

Me të është kryer bisedë në stacionin policor dhe i janë gjetur dhe konfiskuar sende që rrjedhin nga vepra penale.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti i Punëve të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar do të bëjë kallëzim penal për veprën penale “grabitje”. bsh/

Foto: MIA arkiv

Тагови

Остани поврзан