Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, nga nesër moti stabil dhe relativisht i ngrohtë
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në mëngjes, në disa lugina do të shfaqet mjegull. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë mesatare nga nga drejtimi verior.
Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në mëngjes, në disa lugina do të shfaqet mjegull. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë mesatare nga nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë.
Në Shkup, në mëngjes, në disa pjesë të luginës do të shfaqet mjegull e lehtë. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 12 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot stabil dhe relativisht ngrohtë.
"Rajoni jonë do të jetë i vendosur në një fushë me presion të lartë ajror, gjë që do të shkaktojë mot të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë. Në disa lugina do të shfaqet mjegull në orët e mëngjesit dhe të natës, duke bërë që temperaturat e ditës të jenë më të ulëta", njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. mb/
Foto: MIA