• понеделник, 19 јануари 2026

MPB: 34 automjete janë dëmtuar në parkingun në bulevardin "ASNOM" në Shkup

MPB: 34 automjete janë dëmtuar në parkingun në bulevardin

Shkup, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Tridhjetë e katër automjete janë dëmtuar në parkingun në bulevardin "ASNOM", ndërsa dëmi i përgjithshëm material është vlerësuar në rreth 11.000 euro, informuan nga MPB.

"Sot (28.12.2025) në SPB Shkup është paraqitur se në periudhën prej orës 23:00 më 27.12.2025 deri në orën 09:00 më 28.12.2025 në hapësirën e parkingut në bulevardin 'ASNOM' është bërë dëmtimi i 34 automjeteve me dëm të përgjithshëm material prej rreth 11.000 eurove", ceket në informatën e MPB-së.

Ekspertizë kreu ekipi i SPB Shkup, është njoftuar prokurori dhe po ndërmerren masa për gjetje të kryesit dhe për ndriçimin e plotë të rastit, thonë nga policia. ab/

Foto: Arkivi 

Остани поврзан