• понеделник, 15 декември 2025

Mot me diell, me vranësira të vogla deri mesatare

Mot me diell, me vranësira të vogla deri mesatare

Shkup, 14 dhjetor 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mëngjesit në disa vende do të ketë paraqitje të mjegullës dhe rritje të vranësirave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. 

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 10 deri 15 gradë. 

Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 11 gradë. 

Gjatë javës së ardhshme moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në orët e natës dhe orët e paradites nëpër disa lugina dhe lugina të lumenjve do të ketë paraqitje të mjegullës dhe rritje të vranësirave. Temperatura e ditës do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан