• четврток, 27 јуни 2024

Mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare

Mot me  diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare

 Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në zonat malore do të ketë kushte për shfaqje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë. Indeksi UV=8

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë. 

 Nesër në orët e pasdites,  kryesisht në zonat malore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Më pas pritet mot i qëndrueshëm dhe shumë i nxehtë. Më  nxehtë do të jetë sidomos në juglindje të enjten, të premten dhe të shtunën. Të enjten gjatë ditës kohë pas kohe do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi verior.

 

Остани поврзан