• недела, 11 јануари 2026

Mojsovski paralajmëroi dy pishina të reja në Shkup

Mojsovski paralajmëroi dy pishina të reja në Shkup

Shkup, 9 qershor 2023 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Naumçe Mojsovski sot ka paralajmëruar hapjen e dy pishinave të reja në Shkup. 

"Projekti më i madh për ne që na ka munguar vitet e fundit, janë 14 pishina për not për kategoritë më të reja, tashmë jemi në përfundim. Tashmë në Tetovë e kemi lëshuar, ato dy në Shkup janë drejt përfundimit, shpresoj që në shtator do të lëshohen", është përgjigjur Mojsovski në pyetjet e gazetarëve. 

Ai sqaroi se bëhet fjalë për pishina me përmasa më të vogla që në to të mund të notojnë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

Mojsovski mori pjesë në konferencën për media së bashku me përfaqësuesit e Olimpiadës speciale me rastin e udhëtimit të sportistëve në Lojërat olimpike verore të cilat do të mbahen nga 12 deri më 26 qershor në Berlin. qa/

 

 

Остани поврзан