• понеделник, 02 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Misajllovski: Përmirësimi i kushteve për punë për çdo pjesëtar janë prioritet i Ministrisë dhe Armatës

Misajllovski: Përmirësimi i kushteve për punë për çdo pjesëtar janë prioritet i Ministrisë dhe Armatës

 Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski së bashku me kryeshefin e Shtatmadhorisë  së Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski sot kanë vizituar pjesëtarët e batalionit të tretë të këmbësorisë në kazermën "Kuzman Josifovski - Pitu" në Tetovë.

Siç informojnë  nga MM, gjatë vizitës së komandantit të ri të batalionit të tretë të këmbësorisë, nënkolonelit Mile Stanoevski, është mbajtur brifing për angazhimin e pjesëtarëve të këtij batalioni në misionet ALTHEA, KFOR, si dhe forcat shumëkombëshe të NATO-s në Rumani dhe Bullgari. 

 

Nënkolonel Stanoevski informoi edhe për kontributin e pjesëtarëve të batalionit në përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme  për sigurimin e kufirit jugor dhe në parandalimin e kërcënimeve të sigurisë dhe forcimin e sigurisë në Institucionin Korrektues - Idrizovë.

 Gjatë vizitës ministri Misajllovski vizitoi edhe pjesë të objekteve që janë paraparë të rindërtohen me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës së pjesëtarëve të Armatës.

Ai theksoi se kujdesi për çdo pjesëtar të Armatës është prioritet i Ministrisë, veçanërisht sigurimi i kushteve të përshtatshme për punë, sepse secili prej tyre jep një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve. 

 Foto: MM

 

Остани поврзан