Micotakis: Greqia sot është fanar i stabilitetit në një botë jostabile
- Greqia sot është fanar i stabilitetit në një botë jostabile dhe vend i cili, edhe krahas vështirësive, e hapë rrugën për përparim në një mjedis më të përgjithshëm të stagnimit, porositi kryeministri grek, Kiriakos Micotakis pas pjesëmarrjes në festën e sotme të Ujit të bekuar, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 6 janar 2025 (MIA) - Greqia sot është fanar i stabilitetit në një botë jostabile dhe vend i cili, edhe krahas vështirësive, e hapë rrugën për përparim në një mjedis më të përgjithshëm të stagnimit, porositi kryeministri grek, Kiriakos Micotakis pas pjesëmarrjes në festën e sotme të Ujit të bekuar, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në deklaratën e shkurtë Micotakis tha se festa e sotme është në hije të vdekjes së ish-kryeministrit Kostas Simitis, por edhe të betejës së arqipeshkvit të Shqipërisë, Anastasios, i cili është hospitalizzar në gjendje kritike, duke porositur të luten për të, "siç lutej ai çdoherë ër ne tashmë për shumë dekada".
Për gjendjen gjeopolitike foli edhe ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, i cili për Ujin e bekuar ishte në ihullin Hioss dhe theksoi se "në këtë ambient të destabilitetit, vendi synon të bëhet hstyllë e stabilitetit dhe shtyllë e paqes".
Theksoi se "Greqia me detin ndjehet e sigurt dhe e fuqishme" dhe foli për Marrëveshjet për caktim të zonave ekskluzive ekonomike që vendi i ka nënshkruar me Italinë dhe Egjiptin dhe për të cilat theksoi se "Greqia juridikishtë është përforcuar dhe siguruar", por edhe se vendi ka "fuqi nacionale dhe vullnet nacional t'i zbatojë këto marrëveshje në terren".
Dhe derisa ministri i Mbrojtjes ishte në afërsi të kufirit lindor me Turqinë, presidentja greke Katerina Sakellaropulu mori pjesë në manisfetimin e Ujit të bekuar në afërsi të kufirit me vendin tonë, përkatësisht në Kukush dhe në bregun e Liqenit të Dojranit, nga ana greke. ab/