• понеделник, 06 мај 2024

Micotakis: Greqia nuk do të dërgojë në Ukrainë sisteme S-300, as "Patriot"

Micotakis: Greqia nuk do të dërgojë në Ukrainë sisteme S-300, as

Athinë, 26 prill 2024 (MIA) - Greqia nuk ka mundësi të dërgojë në Ukrainë as S-300 as "Patriot", ato janë sisteme kyçe për mbrojtjen e hapësirës ajrore greke, theksoi kryeministri grek, Miriakos Micotakis në intervistë për televizionin "Skaj", duke i demantuar shkrimet në mediume se Athina do ta ndihmojë Kievin me sisteme kundërajrore raketore, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis zbuloi se është kërkuar nga Greqia, por sqaruan përse nuk mund ta bëjnë atë.

"Greqia e mbështetë Ukrainën në mënyra të ndryshme me material mbrojtës. Por, nga momenti i parë thamë se nuk mund t'i japim sistemet e armatosura të cilat janë kyçe për aftësinë tonë të kundërpërgjigjes. Patëm material tepricë me të cilin mund t ambështesim Ukrainën dhe e bëmë atë dhe konsideroj se kjo është e drejtë. Deri në shkallën në të cilën mund të gjejmë material të tillë, do të vazhdojmë ta bëjmë atë. megjithatë, sistemet për mbrojtje kundërajrore janë sisteme kyçe për mbrojtjen e hapësirës ajrore greke dhe nuk do t'i jepen Ukrainës", sqaroi Micotakis.

Për marrëdhëniet me Turqinë dhe në prag të takimit me presidentin turk në Ankara më 13 maj, kryeministri grek tha se qëllimi i vizitës është të bëhet "hap përpara në qasjen greko-turke, i cili dha disa rezultate të rëndësishme matëse".

Si shembull përmendi se mbi 12 muaj nuk ka shkelje të hapësirës ajrore greke, por edhe se ekziston ulje ekstreme e valëve të emigrantëve.

Theksoi se edhe pse ekzistojnë qëndrime të ndryshme për çështje të caktuara, "kjo do të thotë se nuk do të bisedojmë, se nuk do ta njohim përmirësimin e raporteve dhe se jo çdoherë dp të tentojmë t'i ndërtojmë punët pozitive, në vend se të fokusohemi vetëm në mospajtimet negative tona".

Lidhur me zgjedhjet evropiane më 9 qershor, tha se partitë e tjera "dëshirojnë t'i reduktojnë në referendum kundër Qeverisë", theksoi se e pranojnë këtë sfidë dhe porosia politike nga zgjedhjet evropiane duhet të jetë "stabilitet, siguri dhe vazhdimësi".

Plotësisht theksoi se nuk bëhet fjalë për zgjehdjet nacionale në të cilat zgjedhet qeveria dhe masa për krahasim, sipas tij, duhet të jenë zgjehdjet e kaluara evropiane.

Demokracia e Re në zgjehdjet evropiane në vitin 2019 fitoi 33,12 për qind të votave, përderisa në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar me 40,56 prë qind. ab/

Foto: Kabineti i kryeministrit grek

Остани поврзан