• вторник, 14 мај 2024

Pahor: Po përgatitem me shumë kujdes për postin e të dërguarit special për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës

Pahor: Po përgatitem me shumë kujdes për postin e të dërguarit special për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës

Beograd, 6 maj 2024 (MIA) - Ish presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka bërë të ditur se kabineti i tij dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Bruksel javën e ardhshme me gjasë do ta paraqesin kandidaturën e tij për të dërguar special për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Në intervistën për RTV Slloveni, Pahor ka deklaruar se ka një numër të madh idesh se si të rifreskohet apo ringjallet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës që për momentin është në ngecje. Konsideron se Sllovenia, si dhe ai kanë statusin e “ndërmjetësit të ndershëm”.

Pahor tha se po përgatitet për postin e mundshëm “me shumë kujdes dhe përgjegjësi” dhe shton se mbështetja që gëzon në Slloveni do të thotë shumë për të.

Gjatë konferencës ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor muajin e kaluar, ish presidenti i Sllovenisë shprehu përsëri dëshirën për të marrë këtë detyrë, ndërsa u mbështet edhe nga kryeministri Robert Golob.

Pahor së fundmi bëri të ditur se punon për një draft për të vazhduar dialogun dhe koordinimin me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri Josep Borel, vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Kuinti-it, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Gjermaninë.

I dërguari i posaçëm për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës emërohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, por vendimin përfundimtar e marrin liderët e BE-së.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, pas përfundimit të mandatit në fund të gushtit do të emërohet ambasador i BE-së në Zvicër.

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан