• вторник, 14 мај 2024

Një i lënduar rëndë në një shpërthim në një ndërtesë në Turqi

Një i lënduar rëndë në një shpërthim në një ndërtesë në Turqi

Ankara, 6 maj 2024 (MIA) - Një person është lënduar rëndë në një shpërthim në një ndërtesë banesore në qytetin turk Tekirdag, në veriperëndim të Turqisë.

Për momentin nuk dihet se çka e ka shkaktuar shpërthimin në banesën e katit të fundit të ndërtesës pesëkatëshe, ndërsa siç njofton jozyrtarisht televizioni TRT sipas gjitha gjasave ka shpërthyer bombolë gazi.

Nga fuqia e shpërthimit janë dëmtuar muret në banesë, ndërsa janë djegur dritaret. fc/

Fotografia: TRT

Остани поврзан