• вторник, 14 мај 2024

Borel: Në Gazë u zhvillua skenari më i tmerrshëm me urinë

Borel: Në Gazë u zhvillua skenari më i tmerrshëm me urinë

Bruksel, 6 maj 2024 (MIA) - Sipas shefes së Programit Botëror për Ushqim (VFP), Sindi Mekejn, në Gazë u realizua skenari prej të cilit kemi më së shumti frikë - ka uri të plotë në veri dhe ajo po përhapet drejt jugut, njoftoi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel. 

"Deri më tani kërkesat e paplotësuara të bashkësisë ndërkombëtare duhet të përmbushen: Rezoluta 2728 duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë. Urgjentisht nevojitet armëpushim, që të lirohen pengjet dhe tu lehtësohet situata atyre që janë në uri", njoftoi Boreli në Iks. 

Ai theksoi se padyshim e dënon gjuajtjen e raketave nga ana e Hamasit dhe Xhihadit Islamik drejt zonës izraelite Kerem Shallom. 

"Izraeli ka ende detyrim të plotë për t'u ofruar atyre që kanë nevojë qasje të plotë, të sigurt, të shpejtë dhe të papenguar në ndihmën humanitare. Së bashku me komisionerin (për menaxhimin e krizave) Janez Lenarçiç e mirëpresim punën e domosdoshme të kryer nga UNRVA dhe të gjitha agjencive të KB-së", shtoi Boreli në njoftim. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан