• вторник, 14 мај 2024

Hamasi: Thirrja e Izraelit për evakuim në Rafah do të çojë në kolaps rreth negociatave për armëpushim dhe lirimin e pengjeve

Hamasi: Thirrja e Izraelit për evakuim në Rafah do të çojë në kolaps rreth negociatave për armëpushim dhe lirimin e pengjeve

Gazë, 6 maj 2024 (MIA) – Një përfaqësues i Hamasit për portalin Valla deklaroi se thirrja e Izraelit deri te civilët të evakuojnë pjesë nga Rafah para ofensivës potenciale tokësore do të çojë në kolaps rreth negociatave për marrëveshje të pengjeve dhe armëpushim.

“Vendimi i Izraelit për të filluar evakuimin e popullsisë do të ndërpresë negociatat për marrëveshje të cilat po përparonin mirë dhe ishim pranë marrëveshjes”, deklaroi përfaqësuesi i grupit terrorist islamik për faqen e lajmeve Valla.

"Netanjahu është nën iluzionin se kërcënimi për invazion në Rafah do të ushtrojë presion mbi Hamasin, por kjo vetëm do të çojë në kolaps të negociatave", thotë përfaqësuesi, transmeton Tajms nga Izraeli.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан