• недела, 05 јануари 2025

Mickoski: Të shohim se si do të punojë kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor

Mickoski: Të shohim se si do të punojë kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor

Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot i pyetur nga gazetari për një koment të shkurtër në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor, tha se nuk ka asnjë koment dhe asgjë për të shtuar për atë që po ndodh, por mbetet të shihet se si do të funksionojë.

"Nuk kam koment. Shumë shpesh ne komentojmë disi, kështu që shumë shpesh ekspertët komentojnë komentet tona. Nuk kam asgjë për të thënë apo shtuar për atë që po ndodh. Të shohim se si do të punojë kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor", tha Mickoski, i cili sot ishte i pranishëm në Radovish, në lëshimin në përdorim  të sallës sportive “25 Maji”.

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 510-të me 13 vota zgjodhi gjyqtarin Aleksandar Kambovski, i cili vjen nga Gjykata e Apelit të Manastirit dhe është zgjedhur anëtar i Këshillit në qershor të vitit të kaluar.

Mickoski para Vitit të Ri tha se janë duke u shqyrtuar disa lëvizje pas festave në lidhje me Këshillin Gjyqësor. - Po mendojmë për disa lëvizje, disa masa që do t'i marrim pas festave, sepse pavarësisht njoftimeve se janë kapërcyer ato dukuri të ankthit, diarresë, ngërçeve dhe temperaturës së ngritur, ato procese janë ende në vazhdim me prokurorë dhe gjyqtarë të caktuar. Qytetarët duhet të kenë drejtësi. Aktivitete të tilla i planifikojmë edhe në periudhën e ardhshme", tha kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se a planifikohet shkarkimi i atyre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor që janë zgjedhur nga Kuvendi.

Kryeministri tha gjithashtu se “njerëzit që kanë besimin e qytetarëve prej dy për qind, nuk e meritojnë rrogën që marrin”. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан