• сабота, 25 јануари 2025

Mickoski: Nuk kam problem të takohem me kryeministrin bullgar që të gjejmë një mënyrë për ta zhbllokuar procesin

Mickoski: Nuk  kam problem të takohem me kryeministrin bullgar që të gjejmë një mënyrë për ta zhbllokuar procesin

 Shkup, 24 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se nuk  ka problem të takohet dhe të bisedojë me kryeministrin e ri bullgar Rosen Zheljazkov, me qëllim, siç tha, që  të gjendet një mënyrë për ta zhbllokuar procesin.

"Absolutisht do të ndërmerrja hapa, absolutisht do të doja të takohem, të bisedoj, të argumentojn, ai është kryeministri i sapozgjedhur, koleg i një vendi fqinj. Nuk  kam problem të bisedoj, kudo, kurdo dhe aq sa është e nevojshme për të gjetur një mënyrë për ta zhbllokuar procesin me të cilin më shumë se dy dekada jemi të bllokuar", tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve e gazetarëve pas inspektimit të rindërtimit të rrugës Katllanovë - Gradmanci. 

 Mickoski theksoi se me çështjet dypalëshe nuk mund të mbrohen vlerat evropiane.

"Qëndrimet dhe pozicionet tona i dini, ato janë të pandryshuara, të shohim nëse mund të kemi një gjuhë të përbashkët, të shohim nëse mundemi së bashku me partnerët tanë strategjikë, edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja, të ulemi bashkë të shohim ta përshpejtojmë këtë proces sepse me çështje dypalëshe nuk mund të mbrojmë vlera evropiane", tha Mickoski. 

Përsëriri se ajo që po bën kjo qeveri është praktikisht mbrojtje e vlerave evropiane, duke shtuar se "ne po mbrojmë vlerat evropiane ndaj atyre që abuzojnë me pozicionet e tyre brenda BE-së". 

 Në lidhje me akuzat e Greqisë për irredentizëm pas deklaratës së tij se çështja maqedonase nuk është e mbyllur, Mickoski tha se çështja maqedonase nuk do të mbyllet kurrë, derisa qëllimet kryesore dhe strategjike nuk realizohen, është ajo që vendi të bëhet anëtar i poltfuqishëm i BE-së. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

Остани поврзан